Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dënon me forcë vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Kralov, duke e cilësuar si krim të “urryer”.
“Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Ngushëllime Ministrisë së Jashtme ruse dhe Ministrit Lavrov” , shkruan Bushati në Twitter.
Diplomati rus u qëllua me armë zjarri teksa po fliste në një ekspozitë arti në Ankara. Ai ndërroi jetë në spital, ndërsa policia turke vrau atentatorin, 22-vjeçarin Mert Altintas, edhe ky punonjës i Policisë turke. (A.R/SHUPLAKA)
Ministri eshte laik. Perfaqeson shtetin dhe nuk lutet. Katunari