Frantz Klintsevich, zëvendëskryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri të Dhomës së Epërme të Parlamentit rus, ka thënë se vrasja e ambasadorit rus “ka qenë një akt i planifikuar”.
“Të gjithë e kanë ditur se ai do të merrte pjesë në këtë ekspozitë fotografish. Mund të jetë ISIS, apo armata kurde, e cila përpiqet të dëmtojë Erdoganin”, ka thënë ai.
“Por, mund të jenë, me shumë gjasë, përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të një vendi të NATO-s ata që qëndrojnë prapa”, ka shtuar Klintsevich.
Senatori është anëtar i këshillit udhëheqës të partisë Rusia e Bashkuar, që qëndron pas presidentit rus, Vladimir Putin.
Ambasadori rus, Andre Kralov, u vra pasditen e sotme teksa merrte pjesë në një ekspozitë të artit pamor në Ankara.
Atentatori ishte punonjës i policisë dhe u vra nga kolegët e tij pak minuta pas ngjarjes. (A.R/SHUPLAKA)