Zbulohen detaje të reja mbi Mevlut Mert Altintas, 22-vjecari që vrau ambasadorin rus në Turqi.
Sipas agjencisë së lajmeve ruse ‘Tass’, i riu ishte ish-pjesëtar i policisë turke dhe ishte shkarkuar nga detyra pas tentativës së korrikut për grusht shteti në Turqi.
Ndërsa “Haberturk” raporton se Altintas, ka qenë pjesëtar i organizatës së Fetullah Gulenit. Kujtojmë këtu se Gulen akuzohet nga autoritetet turke, si organizatori i këtij grushti shteti.
Ndër të tjera, mediat turke raportojnë se i riu kishte bërtitur “Allah Akbar” dhe “Mos e harroni Sirinë”, përpara kryerjes së krimit.
Ambasadori Andrey Karlov, u qëllua me armë zjarri në momentin kur po mbante fjalim gjatë një ekspozite të artit pamor në Turqi. Edhe pse u dërgua në spital, ai nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve.
Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, që u shoqëruan në një spital, ndërsa Altintas u ekzekutua nga policia turke. (D.D/Shuplaka)