Reperi Big Basta dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Vesa Luma, janë prej disa muajsh prindërit e një vogëlushi të bukur. Lian, fëmija i parë i çiftit, erdhi në jetë në muajin Maj.
Si mami dhe babi i tij shpeshherë ndajnë me ndjekësit momente me të birin.
I tillë është edhe një moment që Big Basta e ka ndarë mbrëmjen e djeshme, ku ai shihet teksa argëtohet me Lianin e vogël. Nga gudulisjet e të atit, Lian vetëm qesh. “Tingulli i jetës” shkruan këngëtari përbri videos. (XH.A/SHUPLAKA)