Një tërmet i fuqishëm është rregjistruar ditën e sotme afër ishujve Solomonë.
Mësohet se tërmeti ka qenë me një intensitet 6.7 ballë.
Ky tërmet i sotëm ka ndodhur rreth 120 kilometra në veriperëndim të Kirakira në një thellësi prej 44 kilometrash.
Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm për më pak se dy javë.
Ende nuk dihet rreth apasojave të shkaktuara nga ky tërmet.
Arkipelagu i ishujve Solomon ndodhet në zonën e ashtuquajtur Unaza e Zjarrit, ku një numër i madh i tërmeteve dhe vullkaneve ndodhin. (MD/SHUPLAKA)