Emma Rushton, një turiste britanike ka treguar për ‘Sky News’ momentin kur përjetoi ngjarjen e sulmit në Berlin.
Ajo tha se vetëm disa metra e ndante nga tregu I Krishtlindjeve në Berlin në momentin kur hyri me shpejtësi kamioni.
Rushton u shpreh se kamioni po ecte me një shpejtësi prej 64 kilometrash në orë.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe dhe pamë se si dritat e Krishtlindjes në të majtën tonë u tërhoqën poshtë, e një kamion hyri mes njerëzve dhe tezgave duke shkatërruar çdo gjë dhe më pas u bë errësirë. Kishte shumë ulërima e njerëz që bërtisnin. Tezga me verë u shkatërrua tërësisht. Njerëzit po çanin panelet e drurit për të dalë,” tha ajo. (MD/SHUPLAKA)