Hamdi Salihi është shpallur “Lojtari më i mirë i vitit” për 2016-ën në Superligën Shqiptare.
Sulmuesi i kampionëve në fuqi, Skënderbeut, mori çmimin dje në mbrëmjen Gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Për Salihin nuk munguan përgëzimet nga shokët e tij, futbollistët kuqezinjë si Roshi, Hoxha, Sadiku dhe Hyka dhe shkodrani Balaj.
Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj ka preferuar të shkrepë një foto me ish bomberin e përfaqësues sonë, të cilën e ka postuar në profilin e tij “Instagram” me mbishkrimin”Topi i Artë 2016, Hamdi Salihi urime vlla”.