Xherdan Shaqiri e ka cilësuar gabim transferimin e tij tek Interi në vitin 2015. Mesfushori i zvicrës ka sulmuar zikaltërit duke i quajtur klub joprofesionist.
“E diskutoj edhe sot me vëllain tim Erdinin. Mancini më kërkoi me cdo kusht, por ne duhet të kishim marrë më shumë informacione për mënyrën sesi funksiononte klubi. Por nuk kishim kohë, sepse ditën që u zyrtarizova tek Interi, po ndërhynin edhe dy klube të Premier Legues. Në atë kohë isha i paduruar, kërkoja ta mbyllja sa më shpejt transferimin sepse kampionati kishte nisur. Tek Interi, sinqerisht e them, infrastrutkura ishte për turp. Në Angli gjithcka është më profesionale: në ushqim, stërvitje dhe analizat e ndeshjeve. Në Itali koha ishte e bukur, por bari gjithmonë ishte i gjatë. Këtu si në fushat stërvitore ashtu edhe në ndeshjet zyrtare tapeti është gjithmonë perfekt, sepse përkujdesja është e përditshme.”
Përsa i përket rikthimit tij në Serinë A, 25-vjeçari tha se nuk parapëlqen të largohet nga Premier Liga dhe se nuk i ka pëlqyer kurrë kampionati italian “është i ngadaltë dhe taktik”- ka thënë ai.
Shaqiri aktivizohet në kampionatin anglez me Stokë Sitin, ekip i cili ka dhënë hapësira kosovarit.