Kryetari i Bashkisë së Dibrës Muharrem Rama është shprehur entuziast sa i përket vëmendjes që i është dhënë nga ana e qeverisë bashkisë që ai drejton.
Rama thesoi se aktualisht Bashkia e Dibrës e kryesisht qyteti i Peshkopisë i është futur rilindjes urbane për investimet që po kryhen në pedonale dhe në pjesë të tjera të qytetit.
Po ashtu, Rama ka besim që qeveria Rama do të investojë edhe në rrugën e arbrit, një premtim ky i dhënë në fushatën e tij elektorale. Kryebashkiaku Rama ka pritur për vizitë edhe ministren Mimi Kodhelin e cila inspektoi punimet e qeverisë në këtë qytet.
Nga ana tjetër, qytetarët janë të ndarë në dy mendime. Nga njëra anë thonë që po investohet në qytet, por rruga e arbrit e investimet e tjera të premtuara, kanë frikë se do të mbeten të tilla si në këto 26 vite.
Problem më i madh i qytetarëve dibran, vazhdon të mbetet mospërfundimi i rrugës së Arbrit, ç’ka do të ndikonte direkt në zhvillimin ekonomiko-social të rreth 200 mijë banorëve. (J.V/Shuplaka)