Ambasada e Austrisë në vendin tonë ka reaguar për koncertin e datës 2 janar që do të zhvillohet në Tiranë me rastin e festave të fundvitit.
Ambasada e Austrisë ka theksuar se grupi që do të marrë pjesë në këtë koncert përbëhet nga “Anëtarët e Asamblit të Filarmonik të Vjenës”. Asambli Filamornik i Vjenës është është themeluar në vitin 2013 me incialtivë të Shkëlzen Dolit.
Ambasada austiake deklaron se në datën 2 janar do të performojnë në Tiranë 36 artistë, “Anëtarë të Asamblit Filarmonik të Vjenës”, anëtarë dhe ish-anëtarë të Filarmonisë së Vjenës si edhe muzikantë të tjerë austriakë.
Ky koncert ka hapur debate të ndryshme edhe në rrejtet sociale, se për shumë njerëz është një shpenzim i tepërt nga ana e qeverisë tonë për një koncert të tillë.
Po kështu ambasada jep detaje edhe për sponsorët e këtij aktiviteti. Sipas amabsadës koncerti i organizuar nga Ministrija e Kulturës në bashkëpunim me AGE, Art Production ka gjetur mbështetjen e disa kompanive austriake dhe shqiptare , si edhe të vetë saj. (J.V/Shuplaka)