21:01 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kush janë dy ish-drejtorët e Policisë që Tahiri s’u përmend as emrin

20:04 | 20/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush janë dy ish-drejtorët e Policisë që Tahiri s’u përmend as emrin

Ministri i Punëve të Brendshme organizoi sot një takim me ish drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ndër vite. Në takim morën pjesë edhe drejtuesë të kohës së komunizmit, ndërsa ra në sy mungesa e dy ish-drejtorëve: Ahmet Prençi dhe Hysni Burgaj.

Edhe nëse kanë qenë të ftuar nga Ministria e Punëve të Brenddshme dhe nuk kanë shkuar me vullnetin e tyre, bie në sy fakti që në postimin e tij në Facebook, ministri Tahiri as nuk i përmend fare. Ai vlerëson dhe falenderon ish-drejtorët për punën e kryer, por nuk thotë asnjë fjalë për Prençin dhe Burgajn.

 

 

saja

 

Për këtë rast nuk kanë munguar reagimet e gazetarëve të kronikës dhe ish oficerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Gazetari Flamur Vezaj e quan këtë veprim të ministrit Tahiri “parcelizim” të Policisë së Shtetit. Sipas tij, “bie në sy mospërmendja e dy drejtorëve të përgjithshëm të policisë në kohën e PD-së, Ahmet Prençi dhe Hysni Burgaj si dhe mungesa e tyre edhe në foton e përbashkët”.

Dy ish-drejtuesit e sipërcituar, Ahmet Prençi dhe Hysni Burgaj, kanë qenë pjesë e Policisë së Shtetit gjatë qeverisë Berisha, 2005-2013, por a mund të ketë qenë kjo arsyeja pse ata nuk ishin në takim apo e kanë refuzuar ftesën e ardhur nga Ministria e Brendshme?… (A.R/SHUPLAKA)

JETËSHKRIMET E AHMET PRENÇIT DHE HYSNI BURGAJT:

AHMET PRENÇI
Datëlindja: 25 prill 1968
Vendlindja: Dibër
Arsimi: Universitetin Bujqësor, në Kamzë;
Fakultetin e Drejtësisë; ka fituar licencën e
avokatit
Koha e qëndrimit në detyrë: 30 mars 2007-
28 tetor 2009 (dy vjet e gjysmë e 28 ditë)
Mosha në detyrë: 39 vjeç

prenci-ahmet

39) HYSNI BURGAJ
Vitlindja: 16 prill 1960
Vendlindja: Shkodër
Arsimi: Shkollën e Lartë të Ministrisë së
Punëve të Brendshme, dega “Kufi”
Koha e qëndrimit në detyrë: 28 tetor 2009-2013
Mosha në detyrë: 49 vjeç

Drejtori i Pergjithshem i Policise Ahmet Prenci, gjate prezantimit te pasardhesit te tij ne kete post, Hysni Burgaj.

Etiketa: burgajpoliciaprencitahiritakimi
Pas

Gazetari sulmon ish-presidentin: Moisiu është dëshmi e mediokritetit! 

Para

“Trafik droge dhe pastrim parash”, kryebashkiaku Rroshi i hetuar edhe nga DEA, Prokuroria nis letër-porosi në SHBA

Para
“Trafik droge dhe pastrim parash”, kryebashkiaku Rroshi i hetuar edhe nga DEA, Prokuroria nis letër-porosi në SHBA

“Trafik droge dhe pastrim parash”, kryebashkiaku Rroshi i hetuar edhe nga DEA, Prokuroria nis letër-porosi në SHBA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

Rusia dhe Ukraina godasin njëra-tjetrën me dronë, Zelensky: Sulmi, “përgjigje” ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim të menjëhershëm

Makina merr para këmbësorët në Izrael, 8 të plagosur, policia në kërkim të autorit i cili u largua nga vendngjarja

Rama publikon pamjet: Te Fresku rikthehet ajri për komunitetin

Lufta në Azi! Tajlanda: Kamboxhia ka vrarë 12 persona!

Klauzolë për skuadra speciale, Sesko ikën nga Leipzig me një shifër më të ulët

Giorgia Meloni në kopertinën e revistës TIME: Nuk jam raciste, as homofobe, po mbrojmë qytetërimin tonë nga një globalizëm që nuk funksionoi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.