14:04 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohet skandali, fëmijët blejnë dhe shesin lirisht hashash në shkolla

21:32 | 20/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet skandali, fëmijët blejnë dhe shesin lirisht hashash në shkolla

Fëmijët e shkollave të mesme dhe nëntë-vjeçare blejnë dhe konsumojnë lirisht hashash.

Ky skandal është denoncuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, i cili solli pamje nga disa shkolla ku fëmijët e shisnin dhe blinin lirisht lëndën narkotike.

Një nga filmimet është bërë në Shkollën e Mesme profesionale të Kamzës, ku gazetarët e Fiksit kanë biseduar me disa djem gjatë pushimit të madh.

Njëri nga djemtë i premton gazetarit se do ta ndihmojë për t’i gjetur hashashin, por i duhet të bisedojë me një shokun e tij.

Ndërsa një tjetër nxënës afrohet dhe e pyet gazetarin se për kur e do, dhe tregon se është edhe vetë përdorues.

“Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Sa të shkoj e ta marr”, është shprehur djali.

Nuk kalon shumë por vetëm 30 minuta, dhe zbulohet një shitës i cili tregon se ka dy teke, domethënë dy doza hashashi.

Një histori e ngjashme ka ndodhur edhe në shkollën 9-vjeçare “Aleks Buda” në Laprakë.

Kamera e Fiksit nuk është fokusuar vetëm te konsumimi I hashashit, por edhe i duhanit. Në një shkollë në Vlorë, kamera e Fiksit ka treguar nxënës të cilët pinin lirisht duhan, pa u penguar nga stafi akademik i shkollës. E njëjta situatë me konsumimin e duhanit, paraqitej edhe në Elbasan. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: blerjehashashshitjeshkollaskandalte mitur
Pas

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçarja

Para

Denoncimi i ish – zv/kryetarit të Bashkisë: Ja si digjen plehrat në mes të Tiranës (FOTO)

Para
Denoncimi i ish – zv/kryetarit të Bashkisë: Ja si digjen plehrat në mes të Tiranës (FOTO)

Denoncimi i ish - zv/kryetarit të Bashkisë: Ja si digjen plehrat në mes të Tiranës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

67-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj, dyshohet vdekje natyrale

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim për turizmin dhe jetën në Lezhë

Vengu: Forcat Komando, 30 vite krenari e Forcave të Armatosura

“Rrugorja” e Lezhës bë bilancin për qershorin: U arrestuar 19 drejtues mjetesh dhe u vendosën rreth 3200 gjoba

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.