14:59 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbardhet drafti: Zyra, roje dhe banesë falas për Sali Berishën e të tjerë

09:35 | 21/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhet drafti: Zyra, roje dhe banesë falas për Sali Berishën e të tjerë

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, si dhe të tjerë ish-presidentë të Shqipërisë, si Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Bamir Topi, do të përfitojnë ambiente zyre, roje personale, staf mbështetës, banesë dhe tituj të përhershëm.

Kjo si rezultat i projektligjit të hartuar për institucionin e Presidentit, i zbardhur nga “Shqiptarja.com”. Nga këto privilegje do të përfitojnë edhe familjarët e presidentit dhe të ish-presidentëve.

Projektligji parashikon që ai person që ka shërbyer si President i Republikës së Shqipërisë, të mbajë përjetë titullin e Presidentit të Republikës. Përjashtim bëjnë rastet kur gjykata vendos për heqjen e këtij titulli.

Presidentit që ka përfunduar mandatin do i sigurohet edhe një sipërfaqe për banim pa pagesë, mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve, në varësi të Ministrisë përgjegjëse për rendin publik.

Ligji i ri parashikon që ish-presidentët të përfitojnë zyra dhe staf. “Presidenti i Republikës, të cilit i ka mbaruar mandati, përveç rastit të shkarkimit, ka të drejtë: (i) për ambient zyre deri në 100 m2 për kryerjen e aktivitetit të Tij; (ii) staf mbështetës të përbërë nga të paktën dy persona, dhe të drejtën e shfrytëzimit të makinës zyrtare dhe shoferit. Personat ndihmës të drejtat për marrëdhënie pune i realizojnë me institucionin e Presidentit të Republikës, ndërsa emërohen dhe shkarkohen nga Sekretari i Përgjithshëm, me propozim të ish kreut të shtetit, të cilit i ka mbaruar mandati. Shpenzimet për shfrytëzimin e makinës zyrtare përballohen nga buxheti i Presidentit të Republikës në detyrë”, citohet në ligjin e ri.

Veç këtyre, neni 64 i këtij ligji parashikon që pas mbarimit të funksionit, ish-presidenti i Republikës dhe anëtarët e tjerë të familjes ruajnë privilegjet dhe pasaportat diplomatike. Ai ka të drejtën e shpenzimeve materiale për realizmin e aktiviteteve të tij, shpenzime që sigurohen nga buxheti i shtetit.

“Në rast të vdekjes së Presidentit të Republikës pas mbarimit të mandatit, pensionin e përcaktuar në këtë ligj, të zvogëluar në masën 50%, e gëzojnë bashkëshortja e tij dhe fëmijët e mitur, deri në mbarimin e shkollimit të rregullt, respektivisht deri në moshën 25 vjeçare”, citohet më tej. Ligji i ri parashikon që në rast sëmundje, shpenzimet mjekësore të tij dhe të familjes i mbulohen nga buxheti i shtetit. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: buxhetidraftiish presidentiprivilegje
Pas

A po përdor Turqia atentatin ndaj ambasadorit për të bindur SHBA-të të ekstradojnë Gulenin?

Para

Këngëtari shqiptar i kërkon seks, vajza: Më jep 1 mijë euro, do të bëj ç’të duash (BISEDA E PLOTË)

Para
Këngëtari shqiptar i kërkon seks, vajza: Më jep 1 mijë euro, do të bëj ç’të duash (BISEDA E PLOTË)

Këngëtari shqiptar i kërkon seks, vajza: Më jep 1 mijë euro, do të bëj ç'të duash (BISEDA E PLOTË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tabaku i del në ‘mbrojtje’ Berishës: Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, por kush krijon barriera! Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë

Vau i Dejës/ Shiste kanabis dhe kokainë në doza, arrestohet 40-vjeçari

Zjarr në një anije mallrash në Alaskë, evakuohen 22 persona

Ndryshimet në buxhet, 10 mln dollarë për start up-in e Mira Muratit/ Ministri Malaj në Kuvend: Mundësi strategjike për të ardhmen teknologjike të vendit

‘Dhashë dorëheqjen’, trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Federata nuk e pranoi

Operacioni “Source” në Tiranë/ Sekuestrohen pasuri prej 500 mijë eurosh të një shtetasi të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar

SHBA vendos veton në OKB për armëpushimin në Gaza

“Gjeniu italian”, Al Hilal zyrtarizon Inzaghin

Gjiknuri nga Kuvendi: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi! Ju e keni fajin vetë, nuk dini të bashkoheni

Plagosja në uzinën e ferrokromit/ Policia arreston tre persona, mes tyre dy inxhinierë dhe një brigadier

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.