Shteti Islamik ka publikuar listën e ambasadave ruse nëpër botë, të cilat do të jenë në shënjestër të sulmeve. Kjo listë konsiderohet si një përpjekje e grupit terrorist për të inkurajuar sa më shumë sulme në vende të ndryshme të botës.
Referuar lajmit të publikuar në “Daily Mail” në shënjestër është vënë ambasada ruse në Iran, Uganda, Azerbajxhan. Mes tyre edhe ambasada ruse në Tiranë.
Kujtojmë se pas vrasjes së ambasadorit rus, Policia e shtetit ka rritur masat e sigurisë në Ambasadën e Federatës ruse në Tiranë.
Publikimi i listës vjen dy ditë pas ngjarjes së rëndë shënuar në Turqi, ku një 22-vjeçar qëlloi për vdekje ambasadorin e Rusisë në Turqi, Andrey Karlov.
Mediat pro-qeveritare në Turqi, pretendojnë se autori i vrasjes së ambasadorit Mevlüt Mert Altintas është pjesë e lëvizjes Gulen. Autoritetet turke shprehen se Altintas mori pjesë në tetë ngjarjet që përfshinë presidentin Erdogan. (XH.A/SHUPLAKA)