Nëntë personat që janë vënë në pranga së fundmi së bashku me një të shpallur në kërkim, përbëjnë grupin e Niklës që akuzohet për vendosjen e tritolit në makinën e mikut të Durim Bamit, Gentian Bejtja, në shtator të këtij viti.
Edison Pula, Fadjol Anamali, Muharrem Sheta,, Ilir Caca, Marklen Haka, Arjan Ademi, Edison Bami, Klaudjo Ismailaja, Astrit Rryçi dhe i shpalluri në kërkim Oltjon Caca akuzohen se më datë 19.09.2016, kanë tentuar të vrasin me eksploziv Bejtjan, i cili mbeti i plagosur në këmbë.
35-vjeçari Gentian Bejtja është person me precedent penalë, i njohur si mik me Durim Bamin, i akuzuari kryesor në çështjen “Doshi” si dhe i dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo.
Gentian Bejtja u arrestua në vitin 2013 nën dyshimin se kishte vjedhur mjetin që u përdor në atentatin kundër kryekomisarit Dritan Lamaj, por hetimet e mëvonshme nuk e lidhën atë dhe Enver Stafukën me autorët e vrasjes së kryekomisarit.