Panik në Tiranë. Zjarr në pallatin te Rruga e Elbasanit, mes Televizionit Publik Shqiptar dhe Liceut. Flakët kanë përfshirë shtëpinë e Gazmend Demit, presidentit të Partizanit.
Ndërkohë që në të njëjtin pallat, një kat më poshtë ndodhet dhe shtëpia e deputetit socialist Gramoz Ruçi dhe e gazetarit sportiv Dritan Shakohoxha.
Sipas banorëve që ndodhen pranë këtij pallati mendohet që banesat e Ruçit dhe Shakohoxhës nuk janë prekur nga ky incident
Këto janë fotot nga vendngjarja, marrë në pallatin në flakë, në katin e fundit të tij.Presidenti Demi e përdorte banesën për palestër personale.
Nuk dihet shkaku i zjarrit në pallatin 10-katësh, por mësohet se banorëve po u jepet ndihma e parë. Deri më tani nuk ka të lënduar. 5 zjarrfikëse janë në vendngjarje për të shuar flakët në papafingo ndërsa banorët janë evakuar. Pas disa minutash situata është vënë në kontroll dhe flakët janë shuar.
(V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”236″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]