Kryetari i Opozitës Lulzim Basha e ka quajtur betejë të fituar ligjin e dekriminalizimit nga ana e Partisë së tij. Për Bashën rasti Elvis Roshit është një betejë e fituar dhe se procesi i dekriminalizimit duhet të bjerë mbi të gjithë.
I pyetur për rastin e deputetit Dashamir Tahiri, Basha theksoi se dekriminalizimi nuk duhet ta përjashtojë as atë vetë në raste shkeljesh. Por pavarësisht kësaj Basha u shpreh se i beson asaj çka deklaruar deputeti Tahiri në lidhje me pafajësinë e tij.
”PD-ja dhe unë personalisht kemi qëndrim të qartë, çdokush duhet ti përgjigjet ligjit të dekriminalizimit, pavarësisht se unë i besoj fjalës së tij ai duhet t’i nënshtrohet procesit të hetimit ashtu si e kërkon ligji”, tha ai.
‘’Elvis Roshi është një nga betejat e fituara, Shqipëria nuk ka të ardhme pa fituar këto beteja,kjo është një betejë e fituar nga ana jonë. Rama bëri gjithçka për të mbrojtur kriminelët, e mbani mend sesi tallej me opozitën sa herë i përmendnim Elvis Roçin, si tallej sa herë i përmendim dekriminalizimin, sot me këtë fitore i kemi treguar vendin atij dhe Elvis Roshit’’, ka deklaruar Basha.
Basha e quajti nënën e të gjitha të këqijave në vend procesin e zgjedhjeve të korruptuara dhe shprehu impenjimin e tij maksimal për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt vitin e ardhshëm.
‘’Sot është një ditë për të besuar se e mira e mposht të keqen. Është një fitore për shqiptarët për BE-në për amerikën. Përpara na pret një sfidë e re, ajo e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Shumica e shqiptarëve vuajnë të këqijat nga nëna e të këqijave që është mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të bëhemi rruga e zgjidhjes për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme’’, ka thënë ai ndër të tjera. (E.K/SHUPLAKA)