Nuk ka pushime për Gjendjen Civile në këto ditë festash. Duke patur parasysh fluksin e emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri këto ditë Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që zyrat e Gjendjes Civile të jenë të hapura edhe ditët e shtuna.
“Zyrat e Gjendjes Civile do të ofrojnë shërbime edhe ditën e shtunë për t’i shërbyer qytetarëve dhe emigrantëve gjatë festave të fundvitit, deri në 21 janar 2017”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Njoftimi i plotë:
“Zyrat e Gjendjes Civile, shërbim edhe ditën e shtunë gjatë festave të fundvitit, deri në 21 janar 2017
Zyrat e Gjendjes Civile do të ofrojnë shërbime edhe ditën e shtunë për t’i shërbyer qytetarëve dhe emigrantëve gjatë festave të fundvitit, deri në 21 janar 2017
Ministria e Punëve të Brendshme, në marrëveshje me koncesionarin për prodhimin e dokumenteve biometrike të identitetit, ka urdhëruar që deri në datë 21 janar 2017, Zyrat e Gjendjes Civile të ofrojnë shërbime edhe ditët e shtuna, si dhe gjatë festave të fundvitit për të gjithë shtetasit e interesuar.
Kjo masë është marrë për t’u ardhur në ndihmë kryesisht shtetasve shqiptarë, që banojnë jashtë vendit dhe që mund të kenë nevojë për t’u pajisur me dokumente të reja identifikimi, karta apo pasaporta biometrike.
Zyrat e shërbimit të Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të jenë të hapura çdo ditë të shtunë në periudhën në vazhdim nga 24 dhjetori 2016 deri në 21 janar 2017″. (A.R/SHUPLAKA)