Policia e Vlorës ka vënë nën pranga një 25-vjeçar nën akuzën për “Armëmbajtje pa leje”.
Mësohet se i riu me iniciale I.H, është kapur në flagrancë gjatë një kontrolli të forcave policore nëpër rrugët e qytetit.
Në një rrugicë pranë Shkollës Industriale, një oficer policie gjeti të hedhur në tokë një “Pistoletë-Çeke”, e cila dyshohet se i përkiste të arrestuarit.
Këto kontrolle policia e Vlorës i ka kryer në kuadër të shtimit të masave të sigurisë gjatë festave të fundvitit. (D.D/Shuplaka)