Nuk kanë të mbaruar denoncimet e qytetarëve lidhur me abuzimet e administratës tatimore në vend. Më i freskëti është ai i gazetarit Armand Maho.
Maho, përmes një postimi në rrjetet sociale, denoncon abuzimin e punonjësve të Tatimeve në lokalin e futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, i cili menaxhohet nga nëna dhe vëllai i tij për shkak të impenjimeve të lojtarit kavajas.
Sipas tij, në bar është gjendur rastësisht një i afërm i familjes Lila, i cili edhe pse nuk është punonjës i barit, ka qenë shkak për gjobitjen e biznesit.
“Dje isha dëshmitar kur në këtë lokal zbarkuan taksidarët e tatimeve. Erald Lila, vëllai i futbollistit ishte larguar për një gjysmë ore dhe në ndihmë i kishte ardhur kushuriri i tij, djali i tezes, Mirjan Kollçaku, një person lehtësisht i verifikueshëm për lidhjet e tij me familjen Lila. Kam pirë kafe shpesh me të dhe e njoh nga afër. Mirjani ka ardhur dje si mysafir nga Kavaja, tek tezja e tij fundja. Është një njeri që s’ka nevojë të punojë kamarier pasi është mirë nga gjendja ekonomike. Të gjitha këto janë lehtësisht të verifikueshme. Kaq është dashur që inspektorët e “hetimit” të bëjnë zbulimin e madh se, Erald Lila kishte punonjës të pasiguruar dhe ta dënojnë me 50 mijë lekë të reja gjobë ose 500 të vjetra. Fjalëve të pronarit nuk ja vuri njeri veshin”, shkruan ndër të tjera Maho.
Ja denoncimi i plotë:
Nexhmija e tatimeve në lokalin e Lilës
Tek lokali i Andi Lilës, pij cdo dite kafen e mengjesit. Futbollisti shqiptar ja ka lene kete lokal ne perdorim nenes se tij dhe vellait, te cilet sigurojne nje rroge me kete aktivitet. Dje isha deshmitar kur ne kete lokal zbarkuan taksidaret e tatimeve. Erald Lila vellai i futbollistit ishte larguar per nje gjysem ore dhe ne ndihme i kish ardhur kushuriri i tij djali i tezes Mirjan Kollcaku, nje person lehtesisht i verifikueshem per lidhjet e tij me familjen Lila banues ne Kavaje. Kam pire kafe shpesh me te dhe e njoh nga afer . Mirjani ka ardhur dje si mysafir nga Kavaja, tek tezja e tij fundja. Eshte nje njeri qe ska nevoje te punoje kamarier, pasi eshte mire nga gjendja ekonomike. Te gjitha keto jane lehtesisht te verifikueshme. Kaq eshte dashur qe inspektoret e “hetimit” te bejne zbulimin e madh se Erald Lila kishte punonjes te pasiguruar, dhe ta denojne me 50 mije lek te reja gjobe ose 500 te vjetra. Fjaleve te pronarit nuk ja vuri njeri veshin. Inspektorja e tatimeve S.H, dukej qe ishte militante e thekur e PS, e futur ndoshta me listat e Taulant Balles!. Sic mesova me vone para zgjedhjeve te vitit 2013 kish milituar ne AK e Kreshnik Spahiut, por pasi mori vesh se ky nuk do bente koalicion me Ramen se bashku me nje tufe detashmentesh u larguan andej nga kishin ardhur te Rilindja. Por arroganca dhe irritimi i zonjes do arrinte kulmin kur nderhyra une dhe pasi mesoi se isha gazetar i Rilindjes Demokratike. Ne fakt nderhyrja ime kish te bente vetem me faktin se si pronarin dhe kushuririn e tij e njoh, dhe eshte e tepert madje anormale te denohet nje biznes qe ben as vetem 3 mije lek xhiro ne dite me nje shume te tille. Mu drejtua me fjalet qe punoj per kriminelet e PD, por edhe qe do me fuste ne burg. Per nje cast mu duk vetja se po flisja me ndonje kryetare Fronti Demokratik, te qoftelargut se me nje punonjese te shtetit. Si perfundim, pasi me vuri ne dyshim dhe profesionin, apo aftesite sepse po te dija te shkruaja sipas saj “nuk do perfundoja te RD” i vuri gjoben Eraldit dhe iku. Ne fakt, me erdhi per te qeshur e qare me ish aleancisten kuq e zi te shnderruar ne rilindase… per te qeshur me injorancen e saj, me doktrinimin e verber, ndersa per te qare per derexhene ku jane katandisur institucionet e shtetit me njerez si puna e shoqes ne fjale qe sa degjoi emrin e Rilindjes Demokratike, mori pozitat e shoqes Nexhmije. Skuadronet mavi jane shnderruar ne pushke, dhe jane shperndare ne cdo qelize te ketij shteti. Shoqja ishte vetem nje rast, por kjo eshte situata dhe ne polici, ne arsim, ne shendetesi kudo ku profesionistet po zevendesohen me rilindas. Edhe kontrolli ndaj ketij biznesi nuk mu duk aq normal. Aty shkruhet hetimi tatimor, i cili nuk kreu kontroll askund tjeter dhe nuk perjashtohet mundesia qe te jete bere shenjester si pasoje e pakenaqesive qe Nena e Andi Liles shpreh hapur ne biznesin e saj ndaj rilindjes. Aq i perhapur eshte ky fenomeni i skuadroneve mavi , sidonos ne tatime, sa dhe Stefan Kote nje socialist i thekur, por me nje fare integriteti moral dha doreheqjen se nuk pranoi dot klimen mbytese te militanteve ne kete institucion. Me pak fjale, suksese ne jete per kete popull… (A.R/SHUPLAKA)
Fleta e gjobës: