Pas masakrës që ndodhi në Berlin, ku një kamion hyri mes turmës së njerësve në një merkato Krishlindjesh, autoritetet gjermane kanë ofruar plot 100 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione që mund të çojnë në arrestimin e tunizianit të shpallur në kërkim.
Sipas mediave gjermane, Anis Amri, është i dyshuari kryesor si personi që drejtonte kamionin. Mësohet se Amir ka lindur në qytetin e Tataouine në kufirin e Tunizisë me Libinë.
Tabloidi “The Sun” ka bërë një biografi mbi tunizianin që u shpall në kërkim nga policia. Historia nis në vitin 2012, pasi të dhënat e mbledhura mbi Amri-në në Europë, fillojnë në këtë vit, kur ai kishte mbërritur për herë të parë në Itali. Pasi kishte ndenjur rreth 3 vite në Itali, në 2015-ën ai ishte nisur drejt Gjermanisë.
Por këto të dhëna bien në kundërshtim me deklaratat e të atit, i cili tregon për radion tuniziane “Mosaique FM” se Anis e ka lënë Tunizinë rreth 7 vjet më parë dhe madje ka vuajtur edhe 4 vjet burg në Itali.
Tabloidi gjerman Spiegel, gjithashtu raporton se nga hetimet ka dalë se në korrik, tuniziani është arrestuar dhe burgosur për dy ditë në burgun e Ravensburg dhe më pas është liruar.
Ndërsa ministri i brendshëm i Nordreno-Vestfalia, Ralf Jaeger, ka thënë se tuniziani ka marrë ekspuls dhe i është mohuar azili, prandaj pjesëmarrja e tij në atentat është ende e pasigurt.
Autoritetet gjermane deklarojnë se i kërkuari kishte përdorur identitete të ndryshme gjatë gjithë periudhës së tij si emigrant në Europë, dhe ishte i njohur nga policia.
Madje, shtypi lokal shkruan se “hetuesit kanë gjetur një dokument ekspulsiv” poshtë sediljes së shoferit të kamionit, të lëshuar për një shtetas tunizian me emrin Anis, lindur në vitin 1992 në qytetin e Tataouine.
Hipotezat:
Ekzistojnë dy hipoteza se ku mund të jetë Amir tani.
Sipas njërës hipotezë, Anis Amir është i armatosur dhe mund të ketë lënë Gjermaninë menjëherë pas atentatit duke përdorur rrjetin metropolitan.
Sipas një hipoteze tjetër, ai mund të bëjë pjesë në mesin e të plagosurve. Policia po e kërkon atë edhe mes të plagosurve në të gjitha spitalet e kryeqytetit gjerman.
Në ngjarjen tragjike në Berlin, plot 12 persona humbën jetën, ndërsa rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”247″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]