Bes Kallaku ka qenë përherë shumë i hapur për të treguar marrëdhënien e tij me njëriun që e ka rritur. Gjyshja ose ‘’ija’’ si e quan ai ka qenë gjithnjë prezente edhe në fotot që Besi vendos të ndajë me publikun.
Ndërkohë që nga ana tjetër marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezai prej kohësh është e qëndrueshme madje çifti ka vendosur që vitin e ardhshëm të fillojnë të jetojn ë së bashku, edhe pse nuk ka një njoftim për dasëm mes tyre.
Në një foto të ndarë mbrëmë me ndjekësit e tij Besi shfaqet me të dyja dashuritë e tij të mëdha së bashku.
‘’Aty ku bashkohen dy dashnitë, ajo që më rriti dhe ajo me të cilën do plakem’’, shkruan aktori i humorit.(E.K/SHUPLAKA)