Të 23 policët në Kosovë, të cilët dyshohen për marrje rryshfeti, do të qëndrojnë një muaj në paraburgim. Ky është vendimi që Gjykata Themelore në Prizren ka marrë për ta. Referuar “Zëri.info”, mësohet se ndaj një zyrtari, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.
Gjykata Themelore aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke caktuar masën e paraburgimit për këta 23 të pandehur: N.A. nga fshati Lubiqevë – Prizren, M. S. nga Zaplluzh – Dragash, B. B. nga fshati Shkoz – Malishevë, D. B. – Prizren, Sh. D. – Kamenicë , S. V.- Prishtinë, A. RR. – Prishtinë, M. B. – Budakovë, I. D. –Lipjan, I. A. –Vushtrri, A. E.-Krojkov, B. Z.-Lladroc, Q. B. – Zhabari i Ulët, A. G. – Lluzhan, A. RR. – Llaush, S. N. – Prishtinë, Sh. G.nga Bardh i Madh, Sh. Z. – Keqekov, A. K. – Fushë Kosovë, L. G. – Llapushnik, Sh. Z. – Prishtinë, N.Z. – Malishevë, N. R. – Vushtrri.
Ndërsa ndaj të pandehurit me inicialet B.Z. nga fshati Senik Komuna e Malishevës, është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. (XH.A/SHUPLAKA)