Në reagimin e tij të menjëhershëm ndaj kryeministrit Edi Rama, deputeti tha se Vettingu nuk ka asnjë lidhje me vendimin e Dakos për të nxjerrë nga burgu Lul Berishën.
“Nuk hapen negociatat sepse një vrasës u lirua në Durrës, pasi sipas Bashkisë ai do të merrej me punë publike. Vendimi u firmos nga shoku yt Vangjush Dako. Çfarë lidhje ka Vettingu me faktin që Vangjush Dako ndërhyn për të nxjerrë nga burgu një njeri që ka vrarë pesë vetë.
A ka gjykatës që mund ti rezistojë shokut të kryeministrit, Vangjush Dakos, shokut të kryeministrit që e mban atë në fluturime me avion dhe në shëtitje trotuaresh. Kujton se nuk e dimë ne çbën ti shoku Edi, çbën shoku Vangjush, çbën shoku Mark Frroku.
“Dil e shpjego pse i ke shok. Për aq kohë sa janë ata nuk mund të futemi në BE. Ty të duket një vend ku ke emigruar Edi Rama.”, u shpreh Blushi. (XH.A/SHUPLAKA)