Në interpelancën me deputetin Ben Blushi, kreu i Qeverisë, Edi Rama, nuk iu përgjigj pyetjes së Blushit për shoqërimin e tij me Vangjush Dakon, Elvis Rroshin apo Mark Frrokun, por u përqëndrua në hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Saliu ka gjithë jetën që thotë frikacak, po Beni ia kaloi sot. Një gjë është për t’u sqaruar. Dembel të dembelëve Z. Benin kam njohur. Më vjen keq për Vangjelin dhe Nardin që pranuan të flasin për integrimin përmes Z. Beni. Ai harron se ishte kjo qeveri që i dha vendit statusin e vendit kandidat.
(Ndërhyn Topalli) Rama: Zonja Topalli mbaj Zotin Sali se Zoti Beni të le në rrugë.
U dha nga Komisioni Europian rekomandimi. Kush ia dha Shqipërisë statusin? Më kujtohet se Beni më ka bërë një kompliment të madh, më tha: “Vetëm ti mund t’ia dilje kësaj”. Hajde përgjigju tani”, u shpreh Rama në interpelancë me Blushin. (XH.A/SHUPLAKA)