Një 75- vjeçar është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm pas një aksidenti rrugor në aksin rrugor në Berat- Polican.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Uznovës kur 75- vjeçari Avni Berberi teksa udhëtonte me biçikletë i ka ndërprerë rrugën mjetit tip golf me targa AA 176 EZ.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Beratit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të Beratit ndërsa mësohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit. (E.K/SHUPLAKA)