Duket se ndërpreja e dritave në Tiranë është kthyer në një fenomen të zakonshëm.
Reagimet lidhur me raste të tilla janë të shumta. Në fakt është e papranueshme që edhe pse jemi në vitin 2016-të, ende na duhet të përballemi me ndjesi të tilla.
Gazetarja Mimoza Koçiu ka reaguar nëpërmjet një statusi ku shtron pyetjen se para 2013-ës kur abuzohej jo të gjithë paguanin dhe nuk kishte ndërpreje të shpeshta po sot sa garanci ka që të ketë energji për festa?
Postimi Plotë:
‘’Prape iken dritat te Pazari i Ri! Si shpjegohet qe para 2013 kur abuzohej, jo te gjithe paguanin, nuk perballeshim me keto nderprerje kaq te shpeshta? Ok po mirekuptojme prape qe rikonstruksionet ne rrjet duan kohe, por deri kur? Sa garanci ka qe te kete energji per festa? Se po mbaron mandati duke kerkuar mirekuptim! P.S.Per trafikun e tmerrshem ne Tirane,nuk ka mirekuptim se KURRE nuk ka qene kaq keq, as kur i hapte rruget Basha e as kur Rama hapi gjithe bulevardin, nga Universiteti deri te Zogu i pare! ‘’#MinimumiPaaftesi– shkruan Mimoza në facebook. (MD/SHUPLAKA)