08:15 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmi në Berlin, shqiptari për BBC: Kishte kontakte me xhihadistë këtej rrotull

16:23 | 22/12/2016
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi në Berlin, shqiptari për BBC: Kishte kontakte me xhihadistë këtej rrotull

Prewj dy ditësh në të gjithë Europën ka nisur një operacion për të gjetur autorin e vetëm të dyshuar nga polica dhe inteligjenca gjermane si autori i sulmit të ndodhurnë tregun e Krishtlindjeve në Berlin, mbrëmjen e së hënës, ku një kamion hyri mes turmës dhe shkaktoi 12 viktima dhe plagosi 48 të tjerë.

Gazetarët e rrjetit televiziv britanik, BBC kanë arritur të gjejnë banesën ku ka jetuar tuniziani Anis Amri në Gjermani, ndërsa mësohet se për disa kohë ai ka jetuar edhe me shqiptarë.

“Në një ndërtesë të rrethuar me fusha, 16 emigrantë jetojnë në dy kate në një strehim të stilit studentor. Trokita në secilën prej dyerve të tyre. Refugjatët e rinj irakenë dhe shqiptarë, që hapën derën thanë se e njihnin shumë pak Anis Amrin, i cili qëndroi aty për një kohë të shkurtër”, shkruan BBC.

“Nuk e njoh fytyrën e tij. Por kemi biseduar rreth këtij sulmi me refugjatë të tjerë dhe se si ky njeri kishte kontakte me xhihadistë këtej rrotull. Këtu është e tmerrshme, por askush këtu nuk di gjë më shumë për të”, ka thënë Andi nga Shqipëria, në momentin që gazetari i BBC-së i ka treguar foton e tunizianit të dyshuar për sulmin në Berlin.

“Ka një shenjë svastika në murin e korridorit, dëshmi e një ndjenje anti-refugjat, për të cilën emigrantët thonë se u bë para dy muajve nga banorë vendas”, thotë gazetari i BBC-së, i cili ka vëzhguar nga afër banesën

Anis Amri ishte nën vëzhgim që në fillim të këtij viti pasi dyshihej për planifikimin e një grabitjeje me armë, por më pas i’u hoq nga vëzhgimi për shkak të mungesës së provave.

Para se të hynte në Gjermani, ai ishte dënuar me 4 vjet për zjarrvënie në Itali. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: bbcberlinshqiptaresulmituniziani
Pas

Ambasada amerikane jep lajm të mirë për shqiptarët: Kush mund të aplikojë për vizë me postë

Para

Vllaznia – Tirana, Pjeshka dhe Muzaka “luftojnë” për topin si mundës (VIDEO)

Para
Vllaznia – Tirana, Pjeshka dhe Muzaka “luftojnë” për topin si mundës (VIDEO)

Vllaznia – Tirana, Pjeshka dhe Muzaka “luftojnë” për topin si mundës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.