Policia greke ka mundur të identifikojë emigrantin shqiptar që u vra dje me çifte në periferi të Athinës.
Sipas hetuesve, viktima quhet Kosta Pojani, 59 vjeç, babai i tre fëmijëve, ndërsa autori i vrasjes është një 50-vjeçar qipriot, i cili u vetëdorëzua në polici.
Sipas dëshmisë së qipriotit, ai dhe shqiptari merreshin me ndërtim dhe para 7-8 muaj ai i kishte dhënë Kosta Pojanit disa materiale ndërtimi me vlerë 150 euro.
Pas një grindje të çastit, ai shkoi në makinë dhe mori çiften dukeqëlluar drejt shqiptarit, që mori dy plumba, një në kokë, një gjoks. (A.R/SHUPLAKA)