Pas sulmit me kamion në një treg Krishlindjesh në Berlin, presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka shokuar me deklaratat e tij.
Në një intervistë për “New York Times”, Trump është shprehur se ky sulm ka përligjur propozimin e tij gjatë fushatës presidenciale që të pengojë myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
“Ju i dini planet e mia.”, u ka thënë Trump gazetarëve.
Më pas ka shtuar: “Është provuar se kam pasur të drejtë. Njëqind për qind të drejtë”.
Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka deklaruar se sapo të marrë mandatin, nuk do t’i pranojë më refugjatët myslimanë të hyjnë në SHBA. (D.D/Shuplaka)