Pak ditë pas ligji kaloi në Kuvend, qeveria dhe më saktë Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për dhënien me konçesion të të gjithë laboratorëve biokimikë, klinikë dhe mikrobiologjikë të të gjitha spitaleve të vendit.
Arsyetimi i qeverisë, është se ajo nuk ka mundësi të investojë në këta laboratorë, prandaj ajo kërkon që “të përmirësojë shërbimet laboratorike nëpërmjet pjesmarrjes së sektorit privat.”
Në faqen “Open Procurement Albania”, katalogu për prokurime në Shëndetësi, rubrika Koncesione, sapo është hedhur pasaporta e Procedurës së Konkurrimit për Koncesionin me titull dhe objekt: “Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionin/Partneritetin Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të 18 spitaleve:
1. Universitare Nënë Tereza, Shefqet Ndroqi (sanatarium), Spitali i traumës, Maternitetet Koco Glozheni dhe Mbretreshë Geraldinë,
2. Spitale Rajonale: Durrës, Berat, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korcë, Gjirokatër, Dibër, Kukës dhe Lezhë.
3. dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës.
Forma e Kontratës: Partneritet publik privat për shërbime publike Burimi i Financimit të Projektit: Buxheti i shtetit nëpërmjet Spitaleve subjekt i kësaj kontrate.
Koncesionari nuk do të paguajë asnjë tarifë koncesionare. Vlera totale e koncensionit është parashikuar 13 miliard lekë.
Koncensioni ka afat 10 vjet, duke filluar nga momenti apo data e vënies në Funksion. Spitalet, laboratorët e të cilave janë përfshirë në këtë koncesion janë. Procedura është e hapur dhe vlersimi i ofertës do të bëhet duke u bazuar në pesë kritere.
Ministria e Shëndetsisë ka përgatitur edhe një Memorandum Informacioni për këtë Koncension, ku në faqen e parë të tij bëhet public këshilltari International Finane Coorporation IFC, Word Bank Group. Memorandumi mban datën dhjetor 2016 dhe do ta gjeni tek akte të publikaura në pasaportën e këtijë
Koncesioni tek Open Procurement Albania (
http://openprocurement.al/sq/hconce…)
Në dokumente standarte të kësaj procedure është parashikaur mbi Burimet Njerëzore dhe Plani i Trajnimit, si vijon: Ofertuesit pritet te paraqesin nje Plan Rekrutimi, ne perputhje me Kodin e Punes te Republikes se Shqiperise, me Rregulloren per Laboratoret Mjekesore dhe Standardin te Performances te IFC.
Të tjera pasaporta për prokurime në sektorin Shëndetsi ju mund ti gjeni të përditsuara ditë pas dite tek portali ynë Open Procurement Albania, Shëndetësi. Po aty ju mund të gjeni të dhëna për shoqëritë që ofrojnë furnizime, punë dhe shërbime për sektorin sikurse të dhëna për kontraktor koncensionar dhe jo vetëm.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, synimi i konçesionit është që “të përmirësojë shërbimet laboratorike publike në Shqipëri përmes tërheqjes së një Partneri Publik Privat (PPP) për të investuar në strukturën dhe për të operuar në një rrjet të laboratorëve publikë në vend.”
Ligji në fjalë u amendamua nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, por nnuk mundi të triumfojë në seancë plenare. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”274″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]