11:29 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vettingu, SHBA: “Partitë të respektojnë vendimin!”, BE: “Të nisë zbatimi i ligjit!”

18:49 | 22/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Gjitha
0
Vettingu, SHBA: “Partitë të respektojnë vendimin!”, BE: “Të nisë zbatimi i ligjit!”

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut, ka reaguar delegacioni i BE-së, pas tij edhe ambasada e SHBA-së në Shqipëri.

Si BE, ashtu edhe ambasada amerikane shprehin mbështetjen e tyre ndaj vendimit të gjykatës për ta shpallur ligjin e Vettingut në përputhje me Kushtetutën.

Në njoftimin e saj, ambasada e SHBA-së u bën thirrje partive politike që të respektojnë vendimin e gjykatës.

“Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është një prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ndërsa Bashkimi Europian, inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi e konsideron atë si thelbësor për përparimin e procesit të integrimit.

“Bashkimi Evropian i kushton vëmendje të veçantë vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e ligjit të vetingut në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë. BE-ja i inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është pritur gjatë nga qytetarët shqiptarë. Komisioni Evropian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi vetingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.”, shkruhej në deklaratë. (D.D/Shuplaka)

Pas

Britani, princi Charles: Mos përsëriten tmerret e së kaluarës dhe persekutimit fetar

Para

“Demat e Kuq” triumfojnë në Korçë, Partizani mposht Skënderbeun (VIDEO)

Para
LIVE’ Skënderbeu – Partizani 1-2, sërish Ekuban (VIDEO)

"Demat e Kuq" triumfojnë në Korçë, Partizani mposht Skënderbeun (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

Sulmi ndaj SPAK: GJKKO lë në burg ish-zyrtarin Zambak Gjoni

Flamur Noka paraqitet në SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.