Prej tre muajsh tashmë, vajza e parë e presidentit amerikan Barack Obama, është zhdukur nga çdo shfaqje publike duke ngjallur dyshimet se mund të jetë në qendër rehabilitimi.
“Malia është në qendër të një skandali të madh dhe ka munguar në të gjitha ngjarjet familjare. Është e paqartë nëse ajo ndodhet në qendër rehabilitimi apo nuk dëshiron të bëjë dalje publike”, shkruan tabloidi amerikan “RadarOnline”.
Sipas burimit të portalit, Malia i ka turpëruar prindërit e saj gjatë verës, kështu që ata mesiguri duan ta mbajnë larg medias dhe publikut.
18-vjeçarja nuk ka marrë më pjesë në daljet publike që kur në media qarkulluan video dhe foto të saj duke bërë twerking apo duke thithur një cigare që dukej si hashash. (D.D/Shuplaka)