Një grup kinezësh kanë dhunuar barabarisht një 22-vjeçar në Itali. Rasti është regjistruar më 7 nëntor pranë një restoranti në Pistoiese, ku 7 persona dhunuan të riun shqiptar me emrin Ergis Toma pasi ky i fundit kishte grabitur një shtëpi në pronësi të një pronari restoranti, duke vjedhur një sasi prej 2 500 eurosh, raporton Ora News.
Pamjet filmike ndihmuan grupin hetimor për të identifikuar autorët, të cilët akuzohen për lëndime të rënda trupore, mizori dhe akuza me sfond racor.
Në pranga ka përfunduar edhe shqiptari nën akuzën e vjedhjes. (A.R/SHUPLAKA)