Në seancën plenare të ditës së sotme që do të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, pritet që presidenti Hashim Thaçi t’i adresohet deputetëve kosovarë.
Seanca pritet që të nisë në orën 11:00 të paradites. Ky është adresimi i parë i Thaçit si President i Republikës së Kosovës.
Por partitë opozitare si: Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, kanë bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në seancën ku do të flasë presidenti.
Në këtë seancë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë një debat parlamentar lidhur me çështjen e murit të Mitrovicës. (XH.A/SHUPLAKA)