Anis Amri, i dyshuari pas sulmit terrorist të hënën në mbrëmje në Berlin, është vrarë në një shkëmbim zjarri të policisë në Milano, sipas asaj që konfirmon ‘’Panorama.it”. Sipas të njëjtit burim Amri është vrarë rreth orës 3 të mëngjesit. Ende nuk ka një konfirmim të lajmit nga ana e qeverisë italiane.
Në një kontroll rutinë ai mendohet të ketë qëlluar ndaj policisë, gjë që i ka detyruar ata më pas të qëllojnë drejt tij duke e vrarë. Amri besohet se përpara se të shkonte në Gjermani ka qëndruar në Itali, në kampet e emigrantëve. Në një foto të publikuar nga ”ANSA” ai shihet në kampin italian të Lampeduzës në vitin 2011.
Amri ka plagosur rëndë një karabinier të policisë italiane, i cili gjendet në rrezik për jetën.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”290″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]