Deputeti Ben Blushi ka reaguar ndaj akuzave që kryeministri bëri së fundmi ndaj Blushit në Asamblenë e Partisë Socialiste ku u shpreh se Blushi ka humbur në përkthim.
Në reagimin e tij, Blushi shprehet se bëhet fjalë për një mediokritet pa kthim, ku krimi pa kthim cilësohet përkthim.
Në kundërpërgjigjen e tij, ai rendit shtyrjen e hapjes së negociatave, lirimin e Lulzim Berishës dhe mosarrestimin e Klement Balilit.
Reagimi i Ben Blushit
KUR KRIMI PA KTHIM QUHET PËRKTHIM
I Paafti thotë që Shqipëria i ka hapur negociatat me Bashkimin Europian por ka një gabim në përkthim. Lulzim Berisha nuk është liruar nga burgu por Vangjush Dako ka bërë një gabim në përkthim. Klement Balili është arrestuar por grekët kanë bërë nje gabim në përkthim. Ky është përkthimi i një mediokri pa kthim!
(XH.A/SHUPLAKA)