Vazhdon greva e urisë e banorëve të fshatit Zharrëz në Fier, i cili pak ditë më parë ndjeu lëkundje të forta për shkak të shpërthimeve që kompania “Bankers Petrolium” bën në puset e naftës.
Ata sot janë vizituar edhe nga aktivistët e shoqërisë civile, Sazan Guri dhe Aulon Kalaja, të cilët shprehën shqetësimin me problemin e tyre.
“Sot në Zharrëz për të mbështetur grevën e urisë që po bëjnë banorët e zonës si pasojë e shpërthimeve në formë tërmeti, që shkaktohen nga kompania “Bankers”. Greva e urisë është akti më sublim që këta njerëz të guximshëm kanë zgjedhur pasi i kanë ezauruar të gjithë mënyrat e komunikimit dhe format e tjera me këtë qeveri kriminale! Jemi me JU”, shkruan aktivisti i shoqërisë civile dhe gazetari Aulon Kalaja.
Banorët e Zharrëz akuzojnë kompaninë “Bankers Petrolium”, që sipas tyre është shkaktarja e lëkundjeve që sollën edhe dëme materiale në banesat e tyre. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”302″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]