Pas dorëheqjes së deputetit Koço Kokëdhima, ka reaguar me ironi ish-deputeti i partisë socialiste Andis Harasani.
Ai ironizon faktin se pavarësisht se Kokëdhima dha dorëheqjen, përsëri u tha për të se u shkarkua.
“Pavarësisht dorëheqjes së Kokëdhimës, prapë u shkarkua! Të lumtë gryka e Topit Parti! Shkatërroi armiqtë e pushtetit popullor!”, u shpreh Harasani.
Një gjest burrëror apo s’kishte zgjedhje, Koço Kokëdhima ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Asamblenë e PS-së përpara se kolegët e tij të merrnin vendimin për shkarkimin. Kjo sipas tij është bërë për të mos vënë në vështirësi kolegët e tij.
Po menjëherë pas Asamblesë ai ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit dhe i ka hapur sfidë atij dhe ka theksuar që që do të jetë pjesë e PS-së. Sipas tij kryeministri e ka vendosur atë në postin e Sekretarit për emigracionin qëllimisht për t’i bërë gropën. (D.D/Shuplaka)