05:41 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Unë jam Edi Rama me flokë”, Kokëdhima rrëfen fjalët e Kodhelit në Vlorë

18:29 | 23/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Unë jam Edi Rama me flokë”, Kokëdhima rrëfen fjalët e Kodhelit në Vlorë

rama-kodheli-koco-copyIsh-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, gjatë fjalës së sotme në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie, ka folur edhe heqjen e tij si koordinator i partisë nëqarkun e Vlorës.

Ai ka treguar edhe një detaj me ministren e mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila e pasoi atë në këtë pozicion.

Kur Kodheli shkoi i Vlorë, u tha socialistëve “Unë jam Edi Rama me flokë”, ka zbuluar Kokëdhima.
“Mua, qëllimisht, nuk më njoftuan që të marr pjesë. Në këtë mbledhje u zëvendësova nga funksionet e mia në Vlorë, pa asnjë diskutim paraprak, pa asnjë njoftim, pa asnjë këshillim. Shoqja Mimi Kodheli që u caktua në vendin tim në Vlorë, në vizitën e parë që bëri në Këshillin Koordinativ të Qarkut dhe në asamblenë e partisë, deklaroi: ‘Unë jam Edi Rama me flokë’ dhe ‘tani e mbrapa këtu drejtoj vetëm unë!’. Pasi drejtuesit e partisë e kuptuan se sa i cekët e vetëdiskreditues ishte argumenti i mungesave të mia në mbledhje, dje dhe parëdje bënë këtë mocion duke u marrë firmat 150 anëtarëve të asamblesë. Nuk jam duke ju treguar një histori personale, jam duke ju shpjeguar një situatë politike shumë të mprehtë për ju dhe për gjithë veprimtarët anë e kënd Shqipërisë, që kanë ambicie që të bëjnë karrierë politike në Partinë Socialiste”, tha ndër të tjera ish-deputeti Koço Kokëdhima.

Koço Kokëdhima dha sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Asamblenë e PS-së përpara se kolegët e tij të merrnin vendimin për shkarkimin. Kjo sipas tij është bërë për të mos vënë në vështirësi kolegët e tij. Menjëherë pas Asamblesë ai ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit.

Kokëdhima, edhe pse njihej si mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, që pas humbjes së mandatit të deputetit në Gjykatë Kushtetuese ka nisur një sulm ndaj drejtuesve të Partisë Socialiste me pretendimin e “reformimit” të saj. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: ansambleKodhelikokedhimapsrama
Pas

Kanita nuk ndalet, bëhet pjesë e “The Top List”

Para

Ronaldo për fëmijët në Siri: “Unë jam i famshëm por heronjtë jeni ju! (VIDEO)

Para

Ronaldo për fëmijët në Siri: “Unë jam i famshëm por heronjtë jeni ju! (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.