Policia e Portit të Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçare nga Fieri, e cila po kthehej nga Italia.
Gjatë kontrollit në port gruaja doli se ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 3 muaj burg nën akuzën për ushtrim prostitucioni.
“Në hyrje u konstatua shtetasja Ina Dulaj, e dtl.04.08.1983 lindur në Patos dhe banues në Fier, e cila është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë për ushtrim prostitucioni me 3 muaj heqje lirie. Shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë”, shkruhet në deklaratën e policisë. (D.D/Shuplaka)