Dy orë pasi plagosi prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes, policia arrestoi autorin e krimit Marjan Levanti.
Por, ish-bashkëshortja e Levantit nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për Elena Koçaqin, historianen dhe pedagogen e universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”.
Përveçse është pedagoge, Koçaqi madje njihet edhe për një numër të madh botimesh historike si, “Albanët me famë në mijëvjeçar”, “Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane” si edhe “Administrimi i Shqipërisë nga Austro-Hungaria 1916-1918”.
Historianja e njohur ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin e saj me të cilin është divorcuar para pak muajsh. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”321″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]