Festivali i Këngës në RTSH-së ka rikthyer Adelina Ismailin, e cila ndonëse jo e pranishme fizikisht, ishte një prej anëtareve të jurisë.
Pavarësisht se ajo votoi përmes lidhjes telefonike, ky mund të konsiderohet një rikthim i vogël për të. Në lidhjen telefonike ku ajo dha pikët për 7 konkurrentë, nuk mund t’i shpëtonte pyetjes së Ledina Çelos, e cila e pyeti lidhur me shtatzëninë, mëmësinë.
Kur këngëtarja Ledina Çelo i tha se do të përjetojë një ndjenjë të papërshkrueshme, Adelina u përgjigj: Momentalisht, po ndjej vetëm shkelma.
Adelina Ismaili jeton në Zvicër dhe është në pritje të fëmijës së saj të parë. (XH.A/SHUPLAKA)