Pak orë pas arrestimit të Marjan Levantit, janë bërë publike pamje të arrestimit të tij mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. 37-vjeçari, autor i plagosjes së 3-fishtë në zonën e “Unazës së Re” shfaqet me kapuç në kokë, i rrethuar nga forca të shumta policie.
Mësohet se përpara se të kapej nga forcat e policisë, Marjan Levanti ka kërcënuar se do të hidhej nga pallati. “Më mirë i vdekur se të kthehem në burg”, mësohet të ketë thënë ai.
37-vjeçari kishte disa muaj që kishte dalë nga burgu. Ai u vu në pranga për “Plagosje të rëndë” të një 18-vjeçari. (XH.A/SHUPLAKA)