03:00 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirimi i Berishës, zbardhet dëshmia e plotë e ish-drejtorit të burgut të Durrësit

11:44 | 24/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Lirimi i Berishës, zbardhet dëshmia e plotë e ish-drejtorit të burgut të Durrësit

Një ditë më parë, gjykata vendosi “arrest me burg” për Astrit Kotaj, ish-drejtorin e burgut të Durrësit, i cili akuzohet për lirimin e Lulzim Berishës. Mësohet se ky vendim nuk është vlerësuar si i drejtë nga Kotaj, i cili mohoi shkeljen e ligjit.

Bëhet e ditur se Astrit Kotaj, në dëshminë e tij përpara trupit gjykues, zbardhur nga gazeta “Panorama”, i faturoi gjithë përgjegjësinë juristit të burgut duke argumentuar se nuk është personi që merret me përllogaritjen e ditëve të dënimit.

“Mos më shikoni me keqardhje, pasi nuk kam shkelur asnjë ligj dhe jam i pafajshëm. Mund të më thoni, ku dhe pse e kam shkelur ligjin?! Kjo është një procedurë e juristit ligjor. Çdo dinamikë kontrollohet formalisht nga drejtori dhe për këtë ka raporte me zyrën juridike. Unë ricikloj dhe miratoj veprimtarinë e juristit. Personalisht nuk merrem me pjesën e dënimit të të burgosurve. Dua të di ku kam bërë falsifikim dhe ku kam shkelur unë detyrën? Unë nuk kam shkelur asnjë ligj. Nuk e ndiej veten fajtor dhe nuk dua të më shohin me keqardhje. Nuk ka asnjë provë reale që më implikon mua në këtë çështje”, deklaroi ish-drejtori i Burgut të Durrësit.

Mësohet se ai ka replikuar me gjyqtarin e çështjes dhe përfaqësuesen e organit të akuzës duke pretenduar pafajësinë e tij. Kotaj u arrestua për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, pas hetimit të nisur në lidhje me lirimin e të dënuarit.

Ishte Prokuroria ajo që kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-drejtorit Kotaj pas dyshimeve se  lirimi i të dënuarit është bërë nëpërmjet aplikimit të gabuar të amnistive të viteve të fundit, duke i konsideruar ato si dënim të kryer. (XH.A/SHUPLAKA)

kotajj

Etiketa: arrest me burgastrit kotaj
Pas

Festa “Dua Shqipe” me motive kombëtare e LRI-së (Foto)

Para

Kur ka të drejtë Edi, ka të drejtë

Para
Kur ka të drejtë Edi, ka të drejtë

Kur ka të drejtë Edi, ka të drejtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.