Krimet e Rënda kanë vendosur “arrest me burg” ndaj 20-vjeçarit Aldi Lleshi, autori i grabitjes së “Porsche” në Lezhë dhe i plagosjes në kokë të një efektivi. Mësohet se në momentin e arrestimit, dy ditë më parë, ai shfaqi edhe çrregullime duke iu drejtuar policëve “Jam i pavdekshëm, s’më vrisni dot.”
Mësohet se masa e sigurisë i është komunikuar gjatë qëndrimit të tij në spital, ku ai ndodhet pasi u qëllua me plumb në këmbë gjatë aksionit policor për kapjen e tij.
Aldi Lleshi është autori i grabitjes të ndodhur dy ditë më parë. Gjatë përballjes me policinë, ai qëlloi në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur me plumb në kokë efektivin Nikolin Gjergji, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Në dëshminë e tij, Aldi Lleshi u shpreh se nuk kishte për qëllim të qëllonte ndaj policisë, por donte vetëm të grabiste mjetin.
(XH.A/SHUPLAKA)