16:34 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

”Doing Business”: Shërbimi i energjisë elektrike në Shqipëri i përkeqësuar në 3 vite

15:23 | 24/12/2016
në Te Gjitha
0
”Doing Business”: Shërbimi i energjisë elektrike në Shqipëri i përkeqësuar në 3 vite

Nga Ilir Sinanaj

Raportet ndërkombëtare që dalin për ecurinë e Shqipërisë hapin debat të madh politik; për mazhorancën për të mbrojtur ato që i konsiderojnë arritje ndërsa opozita ato që i konsideron si dështimi. Një nga këto është edhe raporti “Doing Business” i Bankës Botërore.

Ajo që pothuajse ka munguar si retorikën politike është një analizë ndërvite e nëntreguesve që përbëjnë rezultatin e renditjes së përgjithshme të vendeve të ndryshme në raportet “Doing Business” të Bankës Botërore. Një nga këto nëntregues është edhe marrja e shërbimit të energjisë elektrike. Nëse do të shohim raportet “Doing Business” gjatë 5 vite të fundit, vihet re se renditja botërore për marrjen e shërbimit të energjisë elektrike është përkeqësuar. Kjo vjen gjatë një kohe kur qeveria ka trumbetuar arritje në këtë sektor, duke rritur ndjeshëm edhe masat ndëshkimore, në mënyrë që vjedhja e energjisë elektrike të konsiderohet si një vepër penale. Gjithsesi ligji është ligj dhe duhet të zbatohet, por në kapitalizëm për pagesën që kryen duhet të marrësh edhe shërbimin e nevojshëm. Në Raportin “Doing Business 2013”, Shqipëria renditet në vendin 154 (nga 185) për sa i përket nëntreguesit të marrjes së energjisë elektrike, ndërsa në raportin “Doing Business 2017”, renditja e Shqipërisë është 156-ta (nga 190).

Ndërkaq për nëntreguesin e marrjes së energjisë elektrike, në raportin “Doing Business 2017” Shqipëria renditet në 5 vendit e fundit të kontinentit të Evropës (përfshirë këtu vende të bashkimit evropian dhe vende të ish-Bashkimit Sovjetik).

Për të përllogaritur një vlerësim të marrjes së shërbimit të energjisë elektrike në një vend, nga “Doing Business” bëhet një analizë e kohës që duhet për të lidhur një kontratë energjie elektrike, kohës dhe cilësisë së shtrirjes së rrjetit, transparenca e tarifave të energjisë elektrike, sa të sigurta janë lidhjet elektrike, si edhe një monitorim të mungesës dhe ndërprerjes së ikjes së energjisë elektrike.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”332″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: doing businessenergjia elektrikeilir sinanajraporti
Pas

Enrike tall Ronaldon: Mund të fitosh edhe “pjepra të artë” por Messi është më i miri

Para

Rama merr përkrah Lindën, a u hodhën me parashutë? (FOTO)

Para
Rama merr përkrah Lindën, a u hodhën me parashutë? (FOTO)

Rama merr përkrah Lindën, a u hodhën me parashutë? (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Goditje e paprecedentë, Izraeli sulmon burgun më të njohur të regjimit iranian

Së shpejti fluturime direkte nga Tirana në SHBA, Rinasi në përgatitje

Goditi makinën e 18-vjeçarit me automjetin e tij disa herë, arrestohet i riu

Kriza në Iran/ Plan për të larguar Ajatollah Khamenein, zyrtarët flasin për fundin e tij

Shqipëria drejt një sistemi pronësie modern europian, miratohet udhërrëfyesi për digjitalizimin e Kadastrës 2025-2028

Ministri Balla takon shqiptarët e suksesshëm në Toskana: Falenderim për promovimin e Shqipërisë

Tragjedi në Shkodër/Gjendet i pajetë 70-vjeçari nga Tirana në lumin Buna

Kuvendi i Shqipërisë prezanton portalin e-Legjislacioni: Spiropali: “Hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet”

Proda dhe drejtuesi britanik nxisin bashkëpunim të thelluar kundër krimit të organizuar

Hungaria dhe Sllovakia frenojnë paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.