Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Korçës me bashkëshorten e tij, Lindën për të vzituar qytetin juglindor.
Mirëpo, ajo çfarë bie në sy është xhupi i tij me stemën e ekipit gjerman, Bajern Mynih.
Më parë kreu i Qeverisë Shqiptare ka pohuar se është tifoz i Italisë dhe Juventusit. Madje Rama preferoi të vishte një xhup me po stemën e Italisë edhe në ndeshjen Spanjë – Shqipëri në stadiumin “Loro Boriçi”. Pa harruar që në Tropojë vetëm pak kohë më parë ai vizitoi qytetarët teksa mbante veshur një xhup me stemën e Lacios.
Ndërkohë që nuk ka nguruar të pranojë shallin dhe fanellën e Kukësit apo dhe të Partizanit. Pas gjithë këtyre xhupave me stema të ekipeve të ndryshme, lind pyetja: Me kë është tifoz zoti Kryeminister?
Sepse nëse është me italianët, nuk mund të jetë edhe me bavarezët e gjerminsë, pasi një tifoz i mirëfilltë i “Axurëve” dhe i “Zonjës së vjetër” e njeh mjaft mirë historinë e rivalitetit mes këtyre ekipeve.
“Mua më mbërthejnë pas ekranit, Kombëtarja shqiptare pa diskutim, Kombëtarja e Italisë dhe Juventus. Asgjë tjetër nuk më mbërthen dot para ekranit në pikën që ta shoh patjetër”- tha gjatë Europianit Rama.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”337″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]