Presidenti i sapozgjedhur amerikan padyshim po kthehet në një markë botërore. E kemi parë shpesh që fytyra e tij të jetë vendosur sipër taksive, apo mjeteve të tjera dhe së fundi trendi i ri vjen nga Emiratet e Bashkuara.
Për të githë njerëzit tifoz të Trump, por edhe të ”Iphone”, mund t’i gjejnë të dyja këto të gërshetuara në 1. Ai është realizuar nga ‘’Goldgenie’’ dhe është i gjithi në ar. Ka 450 diamantë që shkëlqejnë në logon e ‘’Apple’’-s dhe sfondin e saj. Telefoni është realizuar me kërkesë të një klienti kinez, dhe pronarët e dyqanit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje për një shifër prej 151 mijë dollarësh. Pak shtrenjtë por çuditë kushtojnë.
Klientët sigurisht do të jenë të zgjedhur dhe në shumicën e rasteve njerëz të apasionuar drejt të ndryshmes. (E.K/SHUPLAKA)