Fundjavë gëzimi ka qenë kjo në familjen e aktorit të humorit, Agron Llakaj. Djali i tij Eno ka vendosur të fejohet. Ai është një nga zëvendësprokurorët e Tiranës.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe këngëtari Ardit Gjebrea, i cili nuk ka nguruar të bëjë një urim të ngohtë për çiftin. Mesa duket fejesa ka bërë bashkë miq të prindërve dhe të çiftit.
‘’I privilegjuar të jem pjesë e gëzimit të fejesës së djalit tënd Agron Llakaj. Jetë të lumtur Adës edhe Enos dhe veçgëzime për familjen tënde’’, mbyllej urimi që shoqërohej me një foto nga ceremonia.
Agron Llakaj është baba i dy fëmijëve, dhe gjyshi i një mbese me të cilën është shumë fort i lidhur, Adea. (E.K/SHUPLAKA)